chat shqip chat per gjith shqiptaret !

by dashuria on maggio 13th, 2011


mir se erdhet ne web faqen ton ju falenderojm.. sic dihet te gjith shqiptaret jan ku do ne bot… larg shqiperis larg njerzve qe i kan per zemer apo shoqerin e tyre…ne kemi krijuar kete chat per tu dhen muncin te gjith shqiptarve ane e mban botes te bisedojn me njeri tjetrin… dhe  shum gjera te tjera,ju urojm mir se ardhjen ne chat dhe ju urojm argetim te kencem flm…. lexoni rregulloren e chatit dhe e respektoni ! kliko ketu dhe hyr ne chat >>> kliko ketu <<<

Noizy: Kam pasur marrëdhënie me koleget

by dashuria on maggio 13th, 2011

Reperi i admiruar nga të rinjtë në Shqipëri, Noziy, shprehet se ka pasur lidhje intime me koleget e tij këngëtare. Por, ai nuk ka bërë me dije emrat e këngëtareve me të cilat ka pasur lidhje. Noizy ka realizuar disa duete me këngëtare si Rozana, Eni, Kristinë Elezaj, Eni Koçi dhe të tjera, por nuk ka pranuar të tregojë nëse ka pasur ndonjë marrëdhënie me këto të fundit. “Po ka pasur (qesh), por ku, si, qysh, tek? Këtë nuk jua zbuloj”, ka thënë ai për lidhjet intime që ka pasur me koleget e veta

Konfiskohen cigare me vlerë një milion euro

by dashuria on maggio 13th, 2011

shkup. 5 maj Një shumë rekorde prej 120.000 paketimeve të cigareve janë konfiskuar sot në një aksion të policisë të ndërmarrë në një shtëpi në Haracinë.

Vlera e cigareve që ishin të dedikuara për kontrabandim arrin shumë deri në një milion euro. Cigaret kanë qenë pa banderola dhe njëherësh ky aksion shënon shumën më të madhe të cigareve të konfiskuara të dedikuara për tregun e zi në Maqedoni dhe rajon.

Aksioni policor ishte përcjelle edhe nga njësitet speciale dhe njësitet Alfa, ndërsa dëshmitarë okularë kanë thënë se njësitet speciale kishin ndaluar disa kamionë të dyshuar dhe vetura në dalje të Haraçinës.

 

Milan Kampion i Italis

by dashuria on maggio 13th, 2011

Milan Kampion i Italis

Milan Kampion i Italis

Gjysma e parë e takimit u takoi vendasve, të cilët luajtën më mirë, megjithatë nuk arritën të shënonin gol. Një nga rastet më të mira e pati Mirko Vucinic, të cilit ia mohoi golin Abbiati.
Rossonerët e filluan më mirë pjesën e dytë. Në minutat e para, Robinho pati një rast të shkëlqyer, mirëpo goditja e tij përfundoi në shtyllë.
Deri në fund të takimit asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënonte, ashtu që me pikën e fituar, Milani edhe matematikisht fiton titullin e Serie A për sezonin 2010/2011.
Ky është trofeu i parë në Kampionatin italian për Milanin që nga viti 2004, ndërsa është titulli i 18-të në përgjithësi.

Publikohen videot e fundit të Bin Ladenit

by dashuria on maggio 13th, 2011

Publikohen videot e fundit të Bin Ladenit

Publikohen videot e fundit të Bin Ladenit

SHBA-të i kanë bërë publike disa video që janë sekuestruar gjatë vërsuljes së forcave speciale në kompleksin në qytetin Abotabad në Pakistan ku fshihej kreu i rrjetit terrorist Al Qaeda, Osama bin Laden. AFP transmeton se në njërën nga videot shihet Osama bin Laden duke parë veten në televizor. Videoja përmban në krahun e djathtë të saj lart, mbishkrimin “Department Of Defense”. Agjencia gjithashtu citon një zyrtar të lartë amerikan të mbrojtjes të ketë thënë se vërsulja ka zbuluar “kolekcionin më të madh të materialeve terroriste të gjetur ndonjëherë”.

Aurela Gaçe: Ndër që më krahasojnë me Tina Turner

by dashuria on maggio 13th, 2011

Aurela Gaçe: Ndër që më krahasojnë me Tina TurnerAurela Gace vazhdon të ketë një jehonë të madhe nëpër mediat evropiane, në lidhje me përfaqësimin e saj në “Eurovision Song Contest 2011”. 

Edhe agjencia Reuters nuk i ka shpëtuar tërheqjes për të mësuar diçka këngëtarja shqiptare. Sipas asaj që shkruan gjiganti mediatik, Gace ka fituar disa festivale të këngës shqiptare, por kjo do të jetë hera e parë që do të përfaqësojë kombin e saj në një garë ndërkombëtare, si ajo që do të zhvillohet në datat 10-12 dhe 14 maj në Dusseldorf.

Kënga e saj  “Feel the Passion”, me të cilën do të prezantohet, ka fituar “Festivalin e Kenges” në RTSH dhe origjinali i saj e ka titullin “Kënga ime” (‘My Song’). Kjo ishte hera e tretë që Aurela fitonte çmimin e madh në festivalin e këngës shqiptare.

E riorkestruar dhe e përkthyer në anglisht për Eurovision 2011, kënga ka një ndjenjë mesdhetare dhe përmbledh emocione të mëdha. Etiketimi si një Tina Turner shqiptare e krenon atë: “Tina Turner ka qenë idhulli im i parë.

Vërtet e adhuroj atë – ka deklaruar Gace për gazetarët e Reuters -. Jam vërtet e nderuar nëse njerëzit shohin atë lloj energjie tek unë, por jam e kënaqur edhe me origjinalitetin tim. Di vërtet se çfarë të jap në skenë dhe e jap gjithçka nga zemra ime.

Dhe zemra ime ka një trup dhe një fytyrë, quhet Aurela”. Aktualisht 37-vjeçare, Aurela Gace ka nisur të këndojë kur ishte vetëm 4 vjeç, por suksesi i saj i vërtetë erdhi në vitet ’90.

Përsa i takon këngës që do të paraqesë në Eurovision, Gace ka udhëtuar edhe në Turqi, Greqi e Kosovë për ta promovuar atë. Gjithsesi, gjithmonë sipas Reuters, shanset e saj për një fitore të mundshme të festivalit Europian të Këngës janë tepër të limituara.

 

 

Aurela Gaçe: Ndër që më krahasojnë me Tina Turner

Basha Apo Rama….!

by dashuria on maggio 13th, 2011

Basha Apo Rama….!

Basha Apo Rama….!

Ramën, sepse vuan për bukën e gojës. Kur kam dëgjuar që ka thënë se ka 5000 euro në bankë dhe se jeton së bashku me gruan e tij me qira, nuk dija vërtetë çfarë mund të bëja për ta ndihmuar këtë njeri.
Rama ja ka var Bashkisë. Rama është njeriu që i shkatërron çdo ditë e më shumë jetën sociale qytetarëve të Tiranës. Prish kinematë dhe ndërton pallate. Prish lulishtet dhe ndërton pallate. Prish monumentet kulturore dhe i ndërton pallate. Prish sheshet dhe i lë gërmadha dhe përsëri do i bëj në gjendjen e mëparshme thjesht për të vjedhur lekë. Rama nuk ka asnjë projekt social për qytetin e Tiranës. Tirana është i vetmi kryeqytet ku studentët s’kanë facilitete. Thjesht një psikopat që fati e solli të vinte në krye të bashkisë. (continua…)

Burrat Harrojn Me Shpejt Se Gratë

by dashuria on maggio 13th, 2011

Burrat Harrojn Me Shpejt Se Gratë

Burrat Harrojn Me Shpejt Se Gratë

klinikën Mayo të Klevelandit tregon se burrat harrojnë më shpejtë sesa gratë. Ata ka gjasa të preken më shumë nga humbja e kujtesës, ndërsa moshohen.

Vitet e fundit Leif Bollesen e kuptonte se shpesh harronte data të caktuara si ditëlindje e përvjetorë, por nuk i kushtonte rëndësi. Tani kujtesa e tij është përkeqësuar.

Autorët e studimit vunë re se 19 për qind e burrave u prekën nga humbja e lehtë e kujtesës. Mes grave kjo shifër ishte 14 për qind. Humbja e lehtë e kujtesës është e dëmshme por jo aq sa të ndikojë në jetën e përditshme të personit.

Shkencëtarët nuk e kanë të qartë përse burrat preken nga humbja e kujtesës më shumë sesa gratë. Ata mendojnë se kjo mund të ketë lidhje me sëmundjet e zemrës. Gjatë studimit u vu re se burrat që kishin gjasa të prekeshin nga humbja e kujtesës ishin të prirë për të pasur më shumë faktorë për sëmundje në zemër sesa gratë.

Presioni i gjakut, diabeti, pirja e duhanit konsiderohen si faktorë rreziku për sëmundje në zemër dhe që ndeshen më shpesh mes burrave./VoA/ dashuria.altervista.org

Marieli i bindet mamasë, ndahet nga Mirjeta

by dashuria on maggio 13th, 2011

Marieli i bindet mamasë, ndahet nga Mirjeta

Marieli i bindet mamasë, ndahet nga Mirjeta

Më në fund ai të cilin e ëma e këshillonte

“të nxirrte luanin që kishte brenda”, Marieli i BB4, deklaroi: “Jam ndarë nga Mirjeta, tani jemi thjesht shokë”.

Kështu është shprehur ai të enjten në një program radiofonik, ndërsa vetëm tre ditë më parë, çifti së bashku me ish-konkurrentë të tjerë të BB janë parë shumë të lumtur, ndërsa festonin në Vlorë. Mirjeta, vajza që ka lënë përkohësisht Londrën për Shqipërinë, pati thënë se mes saj dhe Marielit gjërat ishin të paqarta dhe ndaj mezi po priste që ai të vinte nga Italia, në drejtim të së cilës u largua menjëherë pas finales së BB; me qëllim që të sqaroheshin.

Kuptohet që me “sqarim” çifti paska nënkuptuar ndarjen, pasi me sa duket në këtë distancë paksa të zgjatur e në komunikimin e munguar, “marrëdhënia” – nëse mund të quhet e tillë, nuk ka funksionuar. Në një intervistë që dha për gazetën shqiptare “Standard” pas daljes nga BB, Mirjeta Bajramaj qe shprehur se ishte shumë e dashuruar me Mariel Shehin dhe se do të donte shumë të vazhdonte atë marrëdhënie që e kishin nisur brenda reality show-t më të ndjekur në Shqipëri. Gjatë aventurës së tyre, u pa se çifti pati një kundërshtar të fortë, të ëmën e Marielit, Majlindën, e cila edhe sot e kësaj dite nuk dihet për ç’arsye iu kundërvu aq hapur Mirjetës.

Ndoshta ngaqë vajza nga Shkodra ka pasur ndonjë histori dashurie më parë për të cilën është shprehur edhe në BB pa doreza. Gjithsesi, po t’i referohemi komenteve të fansave, pjesa më e madhe e tyre janë shprehur kundër vendimit për t’u ndarë, ose më saktë kundër Marielit, i cili duket se ka qenë iniciatori i ndërprerjes së kësaj marrëdhënieje.

 

Ka rinisur procesi i numërimit të votave në KZAZ-në në njësinë numër 8 këtu në Tiranë

by dashuria on maggio 13th, 2011

Ka rinisur procesi i numërimit të votave në KZAZ-në në njësinë numër 8 këtu në Tiranë

Ka rinisur procesi i numërimit të votave në KZAZ-në në njësinë numër 8 këtu në Tiranë

Sipas informacioneve nga gazetarja e Top Channel në terren, komisionerët janë rikthyer në vendnumërime dhe kanë nisur numërimin e fletëve të votimit për kryetarë të njësive bashkiake dhe të këshillit bashkiak, por jo të fletëve për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë, nga informacionet e fundit në KZAZ-në e njësisë numër 11 është ndërprerë procesi u numërimit të votave edhe pse komisionerët e të dyja palëve ndodhen në sallën e numërimit.

Shkak i ndërprerjes është bërë kërkesa e dy komisionerëve të PD-së që kanë kërkuar pushim, e më pas kanë hyrë sërish në sallën e numërimit. Prezenca e tyre në sallën e numërimit ka ngjallur dyshime tek komisionerët socialistë të cilët janë rikthyer në sallë, gjithësesi pa nisur numërimin.

Siti per blog